Policia nuk fal as për Shën Valentin, 16 patenta të hequra në autostradën Tiranë-Durrës

Gjatë kontrolleve mbrëmjen e së të premtes  janë hequr 16 leje drejtimi për shpejtësi jashtë normave të lejimit në aksin Tiranë-Durrës.

Gjithashtu në kuadër të këtyre operacioneve u evidentuan shumë drejtues duke qarkulluar gati me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, pa konsideruar edhe lagështirën dhe errësirën në rrugë.

Fundjava gjithmonë është në qendër të vëmendjes nga policia Rrugore për parandalimin e rasteve që abuzojnë me shpejtësinë, ku gjatë natës së djeshme ata u fokusuan ne aksin Tiranë-Durrës.

Postimi i Plotë:

Shpejtësi&lagështi në rrugë, destinacioni. Në rrugën Tiranë- Durrës-Tiranë, kontrolle parandaluese me radar nga Policia Rrugore e Tiranes, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për te siguruar rrugët e përdoruesit e saje përgjatë udhëtimit. Fundjava dhe festa janë për tu festuar,jo për të fluturuar në rrugë dhe përfunduar në , apo më keq akoma. Për disa orë kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta me shume, duke qarkulluar gati me dyfishin e shpejtësisë se lejuar, pa konsideruar edhe lagështirën dhe errësirën ne rruge. 16 Leje Drejtimi të tërhequra për shpejtësi që varionte nga 148 km/h deri në 175 km/h dhe drejtuesit e mjeteve janë përcjelle për ne Organin Administrativ Shtetëror për gjykim. 14 masa administrative për manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi mbi normat e lejuara, jo me shume se 20 km/h.

KUJDES! Shoqëria të pret, ndërsa shpejtësia të vret, ndaj mos nxito të arrish fundin, trego durim në drejtim respekto normat e sjelljes ne rruge, mos tejkalo kufizimet e shpejtësisë, mos drejto mjetin pas përdorimit te pijeve alkoolike, udhëzimet dhe këshillat e policit, për sigurinë tuaj dhe te tjerëve. Misioni jone, është siguria juaj, kontribuo edhe ti ne rritjen e sigurisë ne rruge, duke manifestuar rregull dhe disipline, ne raport me rregullat e qarkullimit rrugore. Foto  dhe gjobe  ne adrese te komisariatit digjital, ne numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri dhe shkelje qe cenon sigurinë rrugore.