Policia nuk ka automjete. Cërriku e Selenica, vetëm nga një makinë

Makina-policie.jpg

Por, gjatë diskutimeve në Komisionin e Sigurisë, vet deputetët e mazhorancës ngritën shqetësimin se policia është pa infrastukturë sa i takon automjeteve.

Në Cërrik apo në Selenicë, ku ndodhi tragjedia me 8 të vrarë në gusht, policia ka vetëm një makinë në përdorim.

“Në Komisariatin e Cërrikut ka vetëm një makinë në gjendje pune. A ka fonde për regullim, si mund të funksionojë kështu?”, tha Luan Duzha, deputet i PS-së.

“Atje policët kanë shumë vështirësi, nuk e di me një makinë dhe aq pak forca”, tha Vullnet Sina, deputet i PS-së.

Në Kuvend pritej të paraqitej zv.minsitri i ri, Sandër Lleshi, që ka marrë drejtimin e Ministrisë, por buxhetin e prezantoi zv.ministri tjetër, Julian Hodaj, i cili tha se është parashikuar një shifër prej 170 milionë lekësh për blerje mjetesh.

Deputetët thanë po ashtu se kanë konstatuar problematika me automjetet e policisë edhe në pikat e kalimit kufitar, ku mungojnë edhe pajisjet për kontrollin e “vijës së gjelbër”.

scroll to top