Hyjnë në Elysee, gaz lotsjellës protestuesve

protestsss-france.jpg

Qytetarët francezë po vijojnë protestën e tyre kundër rritjes së çmimit të karburantit. Ditën e sotme ata kanë përshkallëzuar protestat duke u konfrontuar edhe me policinë.

Policia në Paris po përdor gaz lotsjellës për të shpëndarë protestuesit.

Por protestuesit kanë arritur që të çajnë kordonin e policisë dhe të futen në Pallatin Elysee, pavarësisht kordonit të vendosur nga policia në disa vende në qendër të kryeqytetit francez.

Kjo është fundjava e dytë që francezët protestojnë kundër rritjes së çmimit të naftës.

Rreth 280.000 vetë morën pjesë në protesta në më shumë se 2.000 vende në Francë të shtunën e kaluar.

Rreth 3 mijë policë janë angazhuar për të ndaluar protestuesit të demostrojnë në vende të paautorizuara.

Të njohur si “jelekët e verdhë” për shkak të veshjes së tyre të dallueshme të dukshme, protestuesit kundërshtojnë një rritje të detyrimit të karburantit në naftë.

Videoja e postuar në mediat sociale tregoi fishekzjarre duke u hedhur në drejtim të policisë ndërsa protestuesit bërtisnin duke bërë thirrje për dorëheqjen e Presidentit Emmanuel Macron.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303