fbpx

“Policia po selekton”! Pronarët e lokaleve të dasmave në Lezhë dalin në protestë, ja kërkesa

Një protestë ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë, ku pronarët e lokaleve të dasmave në Lezhë thonë se policia nuk tregohet selektive me bizneset.

“Ka selektivitet dhe mos respektim të aktit normativ në mënyrë të barabartë”.

Këto biznese kërkojnë vlerësim të situatës dhe trajtim të njëjtë për të gjitha subjektet në të gjithë vendin.

Pas situatës së krijuar dhe mbylljes përfundimtarë të këtyre bizneseve, pronarët e tyre kërkojnë që qeveria të rishikojë paketën e mbështetjes financiare edhe për ta.

Vetëm gjatë 2 javëve të fundit në Lezhë janë ndëshkuar 12 subjekte që ushtronin aktivitet publik duke realizuar dasma, por nuk ka asnjë të ndëshkuar në Kurbin dhe Mirditë.