fbpx

Policia prangos dy burra, rrihnin gratë e tyre

Policia e Kavajës ka vënë sot në pranga 2 persona, për shkak se dhunonin bashkëshortet e tyre. Në pranga ka rënë shtetasit SH. N., 35 vjeç dhe shtetasi I. K., 54 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit SH. N., 35 vjeç, pasi në lagjen nr. 4 Kavajë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të tyre të mitur.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”.