Policia publikon masat e sigurisë për sfidën me Jordaninë në Elbasan

Në “Elbasan Arena” zhvillohet sot sfida miqësore mes Shqipërisë dhe Jordanisë. Për mbarëvajtjen e ndeshjes dhe garantimin e sigurisë Policia e Elbasanit ka marrë masat.

Policia njofton se sot do të angazhohen 135 forca të Policisë së Rendit, Qarkullimit, Shqiponjat, FNSH dhe Policisë Kriminale.

Aksit rrugor që të çon në stadiumin “Elbasan Arena”, do të bllokohet gjatë orëve të pasdites deri në në përfundim të sfidës.

Sipas policisë kontrolli i tifozëve do të kryhet në hyrje të stadiumit dhe nuk do të lejohet futja e sendeve të forta, fishekzjarrëve, monedhave apo çakmakëve e çelësave.

Lër një koment