Policia sekuestron 4.4 ton kokainë të fshehur në miell soje

soja.jpg

Policia ka rritur të sekuestrojë 4.4 ton drogë në Portin në Montevideo, në Uruguaj. Droga ishte fshehur në katër kontenierët me miell soje, e destinuar të shkonte për në Lome, kryeqytetin e Togo. Vlera arrite çmimin e 1 miliardë dollar. 4,4 tonët e gjetur kohët e fundit dolën në dritë nga  skanerët në portin e Montevideo. Sipas mediave lokale, kontejnerët duhej të ngarkoheshin në një anije të regjistruar në Itali.

Uruguaji është duke u përdorur gjithnjë e më shumë si një pikë tranziti për të lëvizur kokainën nga Amerika Latine në Afrikë dhe Evropë. Dyshimet tashmë ishin ngritur nga fakti se firma e eksportit nuk kishte transportuar shumë soje në të kaluarën, soja nuk konsumohet gjerësisht në Afrikë dhe gati një e treta e kokainës e konsumuar në Evropë është kontrabanduar atje përmes Afrikës.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303