fbpx

Policia sekuestron një papagall si trafikant droge

papagalli.jpg

Mund të tingëllojë si e çuditshme që një shpend të arrestohet apo dënohet por ja që ka ndodhur!

Në Brazil një bandë trafikantësh droge trajnuan një papagall që të ruante zonën dhe t’i paralajmëronte nëse forcat policore gjendeshin afër.

Sapo shihte uniforma blu, papagalli bërtiste:

“Ma, policia!”

 

Papagalli u sekuestrua/arrestua të martën pasdite gjatë një aksioni të planifikuar.

“Duhet ta kenë trajnuar,” thotë një nga oficerët.

“Në momentin që u afruam, filloi të bërtiste.”

 

Një gazetar brazilian që pati fatin ta takojë papagallin, e përshkroi si “tejet të bindur”.

Papagalli i lënë anonim s’ka thënë gjysmë fjale që kur u sekuestrua/arrestua.

Papagalli trafikant iu dorëzua një kopshti zoologjik të zonës ku do të qëndrojë tre muaj duke mësuar të fluturojë. Më pas do të lihet i lirë. /real-news.tv

Burimi: The Guardian

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303