Policia shoqëron zyrtarin e Tatimeve, zbulohet denoncimi i rëndë

shoqer.jpg

Policia e Pogradecit ka shoqëruar një zyrtar të Tatimeve pas një denoncimi të bërë nga një vajzë emri i të cilës nuk është bërë i ditur.

Paraprakisht raportohet se pas marrjes në pyetje nga Policia dhe dëshmisë që ka bërë, zyrtari është lënë i lirë.

Janë mësuar vetëm inicialet e këtij të fundit të cilat janë A.M., ndërsa po hetohet në gjendje të lirë.

Mësohet se vajza e ka bërë denoncimin me pretendimin se i ka kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

 

 

scroll to top