fbpx

8 orë të bllokuar në Jezercë, shpëtohen turistët

Screenshot_2-10.jpg

Policia shqiptare shpëtoi dy turistë të huaj në Theth, të cilët kishin mbetur të bllokuar në Bjeshkët e Kaprres.

Pas 8 orë kërkimesh nga Policia dhe banorët e zonës u bë e mundur gjetja e dy turistëve, në gjendje shëndetësore të mirë

Në orët e pasdites së djeshme, Policia ka marrë njoftim se në afërsi të Bjeshkëve të Kaprres, dy turistë,  S. C., 27 vjeçe nga Holanda dhe C. S., 33 vjeç  nga Irlanda e Veriut, kanë ngatërruar rrugën për të dalë në qafën e Valbonës dhe kanë dalë tek “Qafa e Pejës”.

Nga shërbimet e Policisë në Theth bashkë me banorët e zonës pas 8 orë kërkimesh, u bë e mundur gjetja e tyre tek “Maja e Jezercës”  në një zonë të thepisur dhe me rrezik për jetën e tyre.

Advertisement

Policia ka bërë transportimin e turistëve për në Theth të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Dy turistët kanë falënderuar Policinë dhe banorët për gjithçka bënë për t’i shpëtuar, pasi gjendeshin në kushte të vështira dhe në rrezik për jetën, pa ujë dhe ushqime, si dhe të kërcënuar nga kafshët e egra në atë mjedis ku ndodheshin.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *