21.5 C
Tirana
E enjte, 30 Maj, 2024

TË FUNDIT

Policia sqaron dinamikën: Si nisi sherri dhe u vra me thikë 28-vjeçari në Elbasan

spot_img

Policia e Elbasanit ka dhënë informacionin e parë zyrtar lidhur me vrasjen që ndodhi mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, pas një konflikti mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, që është përshkallëzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me thikë.

Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve Florenc Kovaçi rreth 28 vjeç ndërroi jetë ndërsa vëllai tjetër Mikel Kovaçi 19 vjeç ndodhet në spital.

Mësohet se shkak i sherrit ka qenë një vajzë. Shërbimet e policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat