Policia superaksion, ndodh ajo që pritej brenda 4 orëve

Policia ka dalë dje në një superaksion, duke i hequr lejet e drejtimit 14 shoferëve brenda 4 orëve. Ata u ndaluan në rrugën Tiranë- Durrës-Tiranë me shpejtësi nga 148 km/h deri në 171 km/h.

Sipas policisë janë hequr 11 masa administrative shpejtësi mbi normat e lejuara, jo më shume se 20 km/h dhe 8 masa administrative për manovra të rrezikshmë në rrugë duke kërkuar parakalim. Ajo kujton qytetarët se ky është viti i sigurisë rrugore dhe se ndryshimet e reja në kodin rrugor po bëhen për të rritur parametrat e sigurisë së jetës në rrugë

Njoftimi i plotë

Shpejtësia në rrugë dhe alkooli në timon, destinacioni

171 km/h nuk qarkullon në rrugë por je duke fluturuar për të arritur aksidentin dhe jo për të shijuar fundjavën.

Si çdo fundjavë vijojnë kontrollet parandaluese me Radar në rrugën Tiranë- Durrës-Tiranë, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për te siguruar rrugët e përdoruesit e saje përgjatë udhëtimit.

Megjithëse kontrollet janë shumëfishuar, sensibilizmi është rritur në maksimum, përsëri shumë drejtues mjetesh në fundjavë abuzojnë me shpejtësinë dhe alkoolin në timon.

250 minuta kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta me shumë, duke qarkulluar gati me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, pa konsideruar edhe lagështirën dhe errësirën në rrugë.