fbpx

Policia theu xhamat për të hyrë brenda, berberi gjendet i vdekur në tualet, dalin dy versione të rënda

Një 43 vjeçar i quajtur Bujar Çela, i cili është me profesion berber, është gjetur i vdekur në tualetin e berberhanes së tij. Ngjarja ka ndodhur në Himarë.

Thuhet se brenda berberhanes, motori i tij ka qenë i ndezur. Nga burimet është raportuar si vdèkje aksidentale teksa nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e bluve deri më tani.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se 43 vjeçari të ketë harruar motorin ndezur natën, e më pas ndotja ka shkaktuar asfiksim të tij. Ai ka pasur dhe një dhomë tek berberhania, ku flinte. Familjarët e tij i ka në Librazhd dhe jetonte i vetëm aty.

Pra ka dy versione, njeri se humbi jetën nga asfiksimi e tjetri se është rrëzuar e për pasojë ka humbur jetën.