fbpx

Policia, tre orë kontroll me radar në aksin Sauk-Teg, por ‘zhgënjehet’: Kjo është mrekulli!

800-0-5f0aa30ca3226-768x444.png

Aksi rrugor Sauk-Teg është një prej më problematikëve ne Shqipëri. Edhe mbrëmjen që lamë pas Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në këtë aks por ndryshe nga më parë për tre orë nuk u evidentua asnjë shpejtësi mbi 100 km/h duke bërë që të mos hiqet asnjë leje drejtimi.

“Me Policinë Rrugore, me radar për të parandaluar aksidentet rrugore që shkaktohen si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara

Për tre orë asnjë shpejtësi mbi 100 km/h, por janë evidentuar shpejtësi nga 93-98 km/h në këtë aks që më parë ishte vërtet problematik përsa i përket ngjarjeve rrugore, por monitorimi i pandërprerë me radar e Patrulla të Policisë Rrugore ka parandaluar në maksimum aksidentet në këtë rrugë.

Vërtet nuk u tërhoq asnjë leje drejtimi, por s’ka më mirë. Sepse qëllimi jonë s’është të reklamojmë sa patenta heqim, qëllimi është të sensibilizojmë, për të parandaluar aksidentet rrugore.

E kjo është mrekulli, pasi ndryshe nga mbrëmë ku dhe në fokusin e kamerës së një televizioni u evidentuan shpejtësi deri në 175 km/h, shpejtësi gati vrastare, sonte asnjë e tillë.

Do vijojmë përditë e përnatë, pa asnjë ndërprerje, me të gjitha mjetet logjistike dhe kapacitetet në burime njerëzore që Policia Rrugore ka në dispozicion në të gjithë vendin, që viti 2020 të mbyllet me prioritet të realizuar, “VITI I SIGURISË RRUGORE.”, konstaton policia.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303