Policia turke arreston 17 persona të lidhur me IS

Mediat turke raportuan se policia turke arrestoi 17 shtetas të huaj, nën dyshimet se kanë lidhje me grupin militant Shteti Islamik.

Sipas tyre, të shtatëmbëdhjetë shtetasit – kombësia e të cilëve nuk u bë e ditur – u arrestuan në Ankara dhe po merren në pyetje nga zyrtarët kundër terrorizmit.

Turqia i ka rritur përpjekjet e saj për të goditur militantët e Shtetit Islamik pas vrasjes së liderit të tyre, Abu Bakr al-Baghdadi, nga Shtetet e Bashkuara, muajin e kaluar.

Këtë javë, autoritetet turke thanë se kanë arrestuar edhe motrën, edhe gruan e Baghdadit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të enjten se anëtarë të rrethit të Baghdadit kanë bërë përpjekje të hynë në Turqi dhe se disa prej tyre janë arrestuar.