fbpx

Policia turke në kërkim të 150 “gylenistëve”

policia-turke-e1546603860103-653x450.jpg

Policia turke të premten nisi bastisjet në mbarë vendin për të kapur afro 150 persona, duke përfshirë personelin ushtarak, të dyshuar për lidhje me grupin e fajësuar për përpjekjet e grusht-shtetit në vitin 2016, njoftoi media lokale.

Prokurorët në Stamboll, Konia dhe Ankara lëshuan urdhër-arrestet për 137 vetë si pjesë e hetimeve të ndryshme për ndjekësit e predikuesit mysliman me vendbanim në SHBA, Fethullah Gulen, njoftoi agjensia e lajmeve Anadolu.

Turqia pretendon se Gulen urdhëroi përpjekjen e grushtit të shtetit kundër Presidentit Rexhep Tajip Erdogan më 15 korrik 2016 – një akuzë që Gulen e mohon fuqishëm.

Bastisjet u zhvilluan në më shumë se 30 provinca, përfshirë Ankaranë, ku prokurori publik lëshoi urdhër-arrest për 35 oficerë të joaktivë të marinës, duke përfshirë edhe 10 akoma në detyrë aktive.

Dhjetëra mijëra njerëz janë arrestuar në lidhje me dyshimet se janë pjesë e organizatave të Gulenit që nga viti 2016, ndërsa mbi 100,000 janë shkarkuar ose pezulluar nga sektori publik.

Edhe pse Ankaraja është kritikuar nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe aleatët e saj perëndimorë mbi shkallën e goditjes, bastisjet kanë vazhduar në javët e fundit./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *