Policia ultimatum Ilir Metës, Presidenti ka vetëm 2 orë kohë që të…

iliri-1.jpg

Presidenti Ilir Meta ashtu siç kishte paralajmëruar do të zhvillojë sot tubimin në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, por Policia e Shtetit i ka dhënë leje që tubimi të zgjasë vetëm 2 orë nga 17:00 deri në 19:00. Edhe pse kreu i shtetit u shpreh se i kërkoi drejtuesve të policisë sa më pak efektivë, pasi do t’i mbrojnë vetë institucionet me aktivistë, policia ka marrë masat.

Për mbarëvajtjen e tubimit dhe shmangien e incidenteve do të jenë në dispozicion rreth një mijë efektivë nga rrethet, por edhe FNSH-së e RENEA-s. Kontrollet për hyrjet në pikat kufitare kanë nisur që mbrëmjen e djeshme, ndërsa pak orë para tubimit do të nisë edhe kufizimi i qarkullimit në makinave në bulevard.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303