fbpx

Policia zbarkon në shtëpinë e Don Xhonit, çfarë ka ndodhur në mesnatë

120200205_352802109397558_6308075538697437811_n-e1611313662692.jpg

Mesnatën e së enjtes, Policia e Kosovës ka kontrolluar shtëpinë e Don Xhonit, në lagjen Drenas 3 në këtë qytet të Kosovës.

Më herët reperi është shfaqur në një foto në rrjetet sociale ku shihet duke mbajtur armë, të tipit Kallashnikov.

Sipas burimeve të Gazetës Express, menjëherë pas publikimit të fotos, ka shkuar policia, por që nuk ka arrestime.

Pavarësisht se ai kishte thënë se ato janë bërë për një klip, duket që blutë nuk janë mjaftuar me kaq.

Ndërkohë nga Don Xhoni nuk ka ende një reagim lidhur me këtë ngjarje, por pritet në vijim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303