Policia zbulon 384 kilogramë kokainë

Një sasi e madhe e kokainës, më saktësisht 384 kilogramë, janë gjetur brenda një ekskavatori 20 tonësh në Australi. Ekskavatori ishte transportuar me anije nga Afrika e Jugut për në Australi, kurse policia kufitare ka arritur ta gjej drogën pas skanimit të kontejnerit, brenda të cilit ishte i vendosur ekskavatori.

Qindra paketime të vogla kishin qenë të fshehura në sistemin hidraulik të lugës së ekskavatorit. Vlera e kokainës së konfiskuar kap shumën e 144 milionë dollarëve. Dy persona janë arrestuar nga policia australiane.

Besohet se droga ishte planifikuar të dërgohet në Melbroune apo në Canberra, por edhe disa resorte malore.