fbpx

“Politika aktuale, motor i djegur”. Ish-ministri bën thirrjen e fortë

ti.jpg

Ish-ministri Ylli Manjani thekson se vendi ka nevojë për restart të punës për të ndërtuar sistemin demokratik, ekonominë e tregut të lirë, sundimin e ligjit dhe shtetit të përgjegjshëm me pushtete të ndara. Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Manjani shprehet se janë dëmtuar rëndë themelet e banesës sonë të përbashkët dhe kriza nuk zgjidhet, as kjo e sotmja, nëse nuk ristartojmë edhe njëherë ndërtimin e këtyre themeleve.

“Me motorin e djegur të politikës aktuale nuk shkojmë dot përpara.

Ndryshe nga 1990-ta, tashmë kemi përvojën e 30 viteve zhgënjim.

Kështu e mendoj!”, shkruan Manjani në rrjet.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303