fbpx

Politika ka ngecur me ‘Zgjedhoren’, Yuri Kim i thëret të gjithë në rezidencë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë e ka marrë në dorë reformën zgjedhore.

Anëtarët e Këshillit Politik Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili do të zhvillojnë sërish takim me ambasadoren e SHBA Yuri Kim.

Takimi i dytë brenda ditës me në fokus ngërçin për Zgjedhoren do të zhvillohet në rezidencën  e ambasadores.

Në takimin e sotësh ndodhet edhe ambasadori i BE Luigi Soreca, ambasadori i Britanisë Duncan Norman dhe përfaqësuesi i OSBE.