Politikanët nën hetim edhe pas lënies së mandatit

Politikanët nuk do t’i shpëtojnë hetimit të pasurisë edhe nëse ata kanë lënë mandatin e deputetit apo të një funksioni të caktuar shtetëror.

Ish-drejtori i Tatimeve Artur Papajani shpjegon për “Ora News” se kjo procedurë është një rikthim i ligjit të 93 dhe në rast se nuk zbatohet parashikon edhe penalitete.

Kjo procedurë funksionon kryesisht për bizneset por e njëjta logjikë do të ndiqet edhe për politikanët

Këta të fundit do të hetohen edhe nëse kanë braktisur politikën.

“Edhe pse këto ndryshime vlerësohen të rëndësishme për të kufizuar paratë informale eksperët shprehen se paratë KESH do të vijojnë të përdoren. Janë shumë biznese, pothuajse pjesë më e madhe kanë llogari bankare, sepse herë pas herë mund të jenë të detyruara të bëjnë transaksione. Por të dalësh jashtë Tiranës as mund ta imagjinojnë fjalën llogari bankare.  Një tjetër detyrim është dhe për deputetët që duhet të deklarojnë pasurinë deri në 10 vite pas përfundimit të mandatit. Por edhe këtu ka disa vështirësi. Bëhet fjalë për periudhë shumë të hershme dhe as ka qenë njeri i detyruar të ruajë këto dokumente apo t’i deklarojë ato .”, shprehet Papajani./real-news.tv/