Politikania europiane reagon ndaj videos së Metës për Ardian Dvoranin: A ka hetim serioz nga BE për këtë skandal?

Politikania e njohur europiane, Doris Pack ka reaguar në lidhje me videon e shpërndarë nga presidenti i Republikës, Ilir Meta ndaj Ardian Dvoranit, ku tregohet se si mazhoranca po kap reformën në drejtësi

Pack është shprehur mjaft e revoltuar me këtë gjë dhe ngre pyetjen, se si taksat e qytetarëve të BE-së, mund të shpenzohen që Edi Rama të kapë drejtësinë në Shqipëri.

“A ka ndonjë hetim serioz nga BE, për këtë skandal? A mund të vijojmë të mbështesim, me paratë e taksapaguesëve europianë,  kapjen e reformës shqiptare  në drejtësi nga Edi Rama?”, shprehet Pack.