fbpx

Polonia merr presidencën e Vishegradit, Meta në ceremoni: Grupi V4 mbështetëse e rajonit tonë

vishegard.jpg

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në ceremoninë e kalimit formal të presidencës së Vishegradit nga Çekia te Polonia, e cila u zhvillua tek Bulevardi i Ri në Tiranë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shkruan, se vlerëson objektivat e presidencës polake, për një Vishegrad më të fortë në një Europë të fortë. Meta falenderoi 4 vendet e Vishegradit, për mbështetjen që kanë dhënë në proceset e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Postimi i plotë i presidentit:

Me shumë kënaqësi e pranova ftesën e Ambasadorëve të vendeve të Vishegradit, për të marrë pjesë së bashku në ceremoninë e kalimit formal të Presidencës së Grupit V4, nga Çekia tek Polonia. Ekonomia dhe ndërlidhja, siguria dhe zhvillimi shoqëror janë prioritete strategjike në këtë periudhë sfidash që po kalojmë. Vlerësova prioritetet dhe objektivat ambicioze të Presidencës Polake për një V4 të fortë në një Europë të fortë, kthimin në normalitet, kontaktet ndërmjet popujve, si dhe qasjen për digjital V4 – e-V4. Mjaft të gjetura dhe domethënëse ishin vendi i takimit të sotëm, lokomotiva polake në “Bulevardin e Ri”, dhuratë e viteve ’50, si dhe motoja e Presidencës: “Back on Track” Train! Falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të Grupit V4 në proceset e integrimit europian të rajonit tonë dhe shembullin e shkëlqyer të bashkëpunimit që përcjellin për vendet e Ballkanit Perëndimor. Shpreha bindjen se nën Presidencën Gjermane të Bashkimit Europian, me mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare, si dhe duke plotësuar pa humbur më kohë kushtet për hapjen e negociatave, Shqipëria do të bëjë hapa përpara dhe të sigurt në proceset integruese.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303