Polonia vijon betejën me kryetaren e Gjykatës së Lartë

Parlamenti polak miratoi të premten projektligjin për të përshpejtuar emërtimin e një kryetari të ri të Gjykatës së Lartë, nën një ndryshim ligjor nga partia qeverisëse, që kritikët thonë se zhvlerëson demokracinë.

Njëzet e dy gjyqtarë të Gjykatës së Lartë u detyruan të dalin në pension të parakohshëm këtë muaj, por kryetarja Malgorzata Gersdorf ka refuzuar largimin, duke u mbajtur pas mandatit të saj kushtetues, që skadon në vitin 2020.

Ajo është bërë simbol i rezistencës ndaj ndryshimeve në gjyqësor, që cilësohen si tentativa për të kapur drejtësinë nga ana e partisë në pushtet, ndërsa ka marrë shumë mesazhe inkurajuese nga popullsia polake.

Që kur partia nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS) fitoi zgjedhjet në vitin 2015, dhjetëra gjyqtarë janë shkarkuar nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli Kombëtar Gjyqësor, i cili vendos emërimet gjyqësore dhe tani Gjykata Supreme.

Gjatë kësaj kohe janë bërë emërime të reja duke përdorur procedurat që i japin parlamentit, ku PiS ka shumicën, më shumë kontroll mbi gjyqtarët dhe gjykatat.

Bashkimi Evropian, si dhe grupet e të drejtave të njeriut dhe partitë opozitare polake thonë se qeveria po shkel parimin demokratik të gjykatave të paanshme në Poloni, shteti më i madh komunist tani në BE.

Lër një koment