Polumbarët e RENEA-s kërkime në Vjosë për 59-vjeçaren e mbytur

nxjerrja.jpeg

Tre polumbarë të forcave RENEA nga Tirana kanë mbërritur në fshatin Ferras në kërkim të trupit të 59-vjeçares Manushaqe Nexhipi.

Polumbarët po kërkojnë në thellësi të lumit Vjosë në kërkim të trupit të pajetë të së ndjerës, e cila sipas familjarëve ka rënë në ujë mbrëmjen e së premtes.

Sipas familjareve, gruaja ishte e paralizuar nga njëra këmbë dhe njëra dorë, ndërkohë që vuante edhe nga skleroza.

Fillimisht familjaret kërkuan vete me varka e mjete rrethanore, ndërsa më pas  kërkuan ndihmën e policisë dhe polumbarëve.

Nëpërmjet medias ata i ben apel institucioneve të ndërhyjnë për të gjetur trupin e gruas, nënë e dy fëmijëve.

scroll to top