fbpx

Pompeo, akuza të forta Iranit: Ja ku po financon terrorizmin

pompeo_1549030829-8372080-1.jpg

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se nuk ka dyshim që Irani ka prani financiare në Amerikën Jugore dhe se Tehrani vazhdon të mbetet kërcënim për tërë botën.

“Fondet e Iranit po përdoren në Amerikën Jugore për qëllime të dëmshme, për ta përkrahur Hezbollahun, për t’i përkrahur organizatat kriminale dhe terrorizmin në këtë rajon”, tha Pompeo gjatë një vizite në Amerikën Jugore.

Pompeo tha se një kompani ajrore i ka filluar fluturimet e drejtpërdrejta nga Tehrani në Karakas. Kompania “Mahan Air” është sanksionuar nga Uashingtoni për dyshimet se ka transportuar pajisje ushtarake në zonat e luftës në Lindjen e Mesme.

“Irani po ndërhyn në Amerikën Jugore. Kjo nuk është në interesin më të mirë të popujve të Amerikës Jugore dhe Shtetet e Bashkuara janë duke qëndruar të gatshme. Ne e shohim Iranin ashtu siç është – sponsori më i madh i terrorizmit në botë. Ky është një kërcënim botëror”, tha ai.

Pompeo tha gjatë vizitës në Uruguaj se Uashingtoni do të përqendrohet në zhvillimet në Venezuelë, ku presidenti Nicolas Maduro po përballet me sfida për ta ruajtur pushtetin për shkak të protestave dhe betejës politike me Juan Guaidon./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303