Pompeo: CIA ende po heton vrasjen e Kashoggit

Sekretari i Shtetit i SH.BA-së Mike Pompeo ka dalë në mbrojtje të administratës Trump në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Duke theksuar rëndësinë e Arabisë Saudite si një aleat i SHBA kundër Iranit, Pompeo përsëriti pohimin e tij se nuk ka prova të drejtpërdrejta që lidhin princin e kurorës Mohammed bin Salman me vrasjen e Khashoggit në konsullatën saudite në Stamboll të Turqisë.

Drejtorja e CIA-s Gina Haspel ka informuar udhëheqësit e Dhomës së Përfaqësuesve në lidhje me hetimet për vrasjen e gazetarit saudit, në një takim me dyer të mbyllura. Ajo i ka informuar tashmë disa senatorë amerikanë.

I pyetur gjatë një interviste të Fox News rreth gjetjeve të CIA-s, Pompeo tha: “Disa nga raportimet që keni parë kanë qenë të pasakta”.

“Ata ende punojnë për këtë. Hetimi në lidhje me vrasjen e Jamal Khashoggi ende nuk ka përfunduar, “tha ai. “Siç kam thënë edhe më parë, provat e drejtpërdrejta nuk janë ende në dispozicion.”

Vrasja e Khashogit tronditi të gjithë botën dhe ka nxitur zemërim nga ligjvënësit në Kongresin e SHBA, përfshirë republikanët e presidentit Donald Trump. Disa prej tyre kanë deklaruar se një reagim më i ashpër ndaj Arabisë Saudite është i nevojshëm.

Lër një koment