Pompeo: Do të vazhdojmë luftën kundër IS

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë luftën për të zhdukur grupin terrorist Shteti Islamik, ndërkohë që u bënë thirrje aleatëve të marrin më shumë përgjegjësi për luftëtarët e huaj dhe për rindërtimin e Irakut dhe Sirisë.
Pompeo e bëri premtimin  gjatë një takimi të koalicionit “Të mposhtim ISIS-in”, duke hedhur poshtë kritikat se që kur SHBA nisën tërheqjen e forcave nga verilindja e Sirisë, ka munguar një rol udhëheqës amerikan.

“Ju të gjithë e dini se ne duhet të vazhdojmë ta sjellim luftën tek ISIS-i. Këtë bëjmë ne,” u tha zoti Pompeo ministrave nga më shumë se 35 vende dhe organizata.

“Ne eliminuam udhëheqësin e ISIS-it Abu Bakr al-Bagdadi dhe pasardhësin e tij të mundshëm”, shtoi Pompeo, duke iu referuar bastisjeve muajin e kaluar që eliminuan dy zyrtarët kryesorë të grupit terrorist. “Pyetni secilin prej tyre nëse ka ndonjë mungesë të rolit udhëheqës amerikan,” tha ai.