Pompeo paralajmëron rreziqet që vijnë nga Kina, Rusia dhe Irani

pompeo-1.jpg

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, paralajmëroi për rrezikun që paraqesin Rusia dhe Kina për liritë demokratike.

Duke folur në kryeqytetin gjerman, në prag të shënimit të 30-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, Pompeo tha se vendet e lira janë në një “konkurrencë vlerash” me ata që i kanë mohuar të drejtat e qytetarëve të tyre.

Pompeo u kërkoi aleatëve perëndimorë që të mbrojnë liritë e tyre.

“Kombet e lira perëndimore e kanë përgjegjësi t’i parandalojnë kërcënimet ndaj popullit tonë, që vijnë nga qeveritë si Kina, Rusia dhe Irani. Sot, Rusia – e udhëhequr nga një ish-oficer i KGB-së, dikur i vendosur në Drezden – pushton fqinjët e saj dhe godet kundërshtarët politikë. Në Kinë, Partia Komuniste po formon një vizion të ri të autoritarizmit”-tha Pompeo.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303