Pompeo: SHBA mbeten të angazhuara në Lindjen e Mesme pavarësisht tërheqjes nga Siria

download-4.jpg

Sekretari i Shtetit i SHBA-së Mike Pompeo siguroi aleatët që Shtetet e Bashkuara të mbeten të angazhuara në Lindjen e Mesme përkundër planeve të Presidentit Donald Trump për të tërhequr forcat ushtarake nga Siria.

Pompeo, i cili fluturoi në Egjipt mbrëmjen e së mërkurës në ndalesën e tretë në një turne rajonal, do të mbajë një fjalim në Kajro duke përshkruar strategjinë e Uashingtonit në Lindjen e Mesme, që pritet të përqëndrohet në ruajtjen e luftës kundër Shtetit Islamik.

Duke folur në një konferencë shtypi pas bisedimeve të tij me ministrin e jashtëm egjiptian Sameh Shoukry, Pompeo vlerësoi “përpjekjet e fuqishme të presidentit egjiptian për të luftuar kërcënimin e vazhdueshëm të terrorizmit si dhe islamizmin radikal”.

“Shtetet e Bashkuara nën Presidenti Trump do të mbeten një partner i palëkundur në rajon me Egjiptin dhe të tjerët”, tha Pompeo në një konferencë në Kajro. “Ne i bëjmë thirrje çdo vendi të ndërmarrë veprime domethënëse për të shtypur terrorizmin dhe për të denoncuar rrënjët ideologjike”.

Pompeo është duke vizituar rajonin për të shpjeguar strategjinë e SHBA pas njoftimit të befasishëm të Trump muajin e kaluar të një tërheqjeje të papritur të 2,000 trupave amerikane nga Siria, vendim i cili tronditi aleatët dhe zyrtarët më të lartë të SHBA-së, duke nxitur sekretarin e Mbrojtjes Jim Mattis të largohej.

Ndërsa në takimet që pati në Irak, Pompeo deklaroi se tërheqja e trupave të SHBA-ve nga Siria nuk do të ndalet, pavarësisht kërcënimeve turke kundër aleatëve kurdë të Uashingtonit atje. Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, gjithashtu premtoi të sigurojë që kurdët do të mbrohen ende./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303