Pompeo paralajmëron Rusinë: Mos ndërhyni në zgjedhjet e 2020

pompeo-lavrov-2.jpg

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i kërkoi sot Rusisë të tregojë se ndërhyrjet në zgjedhjet për të cilat e akuzon Uashingtoni i përkasin të kaluarës, megjithatë homologu i tij rus refuzoi sërish çdo ndërhyrje.

“Nëse Rusia ndërhyn në presidencialet 2020, kjo do të përkeqësonte edhe më shumë marrëdhëniet tona”, paralajmëroi Pompeo.

“Rusia duhet të tregojë se këto lloji aktivitetesh i përkasin të kaluarës”, i kërkoi ai Moskës gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i ka thënë Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo këtë të martë që është koha që Moska dhe Uashingtoni që t’i lënë mënjanë vitet e mosbesimit dhe të gjejnë mënyrën që të punojnë bashkë.

Pompeo ndodhet në Sochi të Rusisë për bisedime me palën ruse dhe pasdite vonë do të zhvillojë konsultime me Presidentin e Rusisë, Valdimir Putin.

“Shohim se ka dyshime dhe paragjykime” i ka thënë Lavrov, Pompeos në fillim të bisedës së tyre.

“Kjo e pengon sigurinë tuaj dhe sigurinë tonë dhe shkakton brengë gjithandej botës. Mendojmë se është koha për të krijuar një matricë të re dhe konstruktive për marrëdhëniet tona”.

“Ne jemi gati nëse edhe kolegët tanë nga SHBA kanë gatishmëri reciproke. Të provojmë dhe të shohim se çfarë mund të ndodhë”./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303