Poni vjen me një bashkëpunim me reperin nga Kosova

Screenshot_11.jpg

Këngetarja e njohur Poni i ka munguar prej ca kohës skenës shqiptare por ajo ka lajmëruar se po sjell një projekt të ri

Ajo ka treguar surprizën që ka përgatitur këto kohë për fansat e saj, një super bashkëpunim me reperin Skivi.

“Së shpejti në një bashkëpunim me Skivin”, ka shkruar Poni bashkangjitur fotos që duket se është shkëputur nga një prej skenave të xhiruara për videoklipin e këngës.

Poni nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth muzikës apo tekstit, ndërsa na mbetet të presim në ditët nga vijim.

Pak ditë më parë këngëtarja iu përgjigj mesazheve të shumta të fansave që mezi prisnin risi nga ajo.

 “Ka çdo ditë pyetje të tilla dhe ju falënderoj shumë, por mungesa e gjatë ka qenë sepse doja të kisha një album me disa këngë të reja dhe jo vetëm një këngë apo klip të ri. Shihemi së shpejti të dashur miq dhe dashamirës të këngës sime”, u shpreh Poni duke zbuluar se me çfarë është marrë gjatë kësaj kohe.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303