Populli në protestë? Ja mendimi i Ramës

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk e jep dorëheqjen, një nga kushtet themelore të opozitës së bashkuar për t’i hapur rrugë negociatave. Ndërsa protestuesit e opozitës, Rama i quan “imagjinar”, dhe sipas tij janë pjesë e stafit të bashkive që drejtohen nga partitë opozitare.

“Këtë nuk e mendoj dot për një arsye shumë të thjeshtë, se kam një detyrë që ma ka ngarkuar shumica e shqiptarëve dhe ata nuk i tradhtoj. Unë mund të bëj gabime, se nuk jam i pagabueshëm, por nuk bëj gabime me qëllim.

Për sa i përket kësaj që dalin në rrugë, aty është një popull imagjinar, me punonjës bashkish, kanalizimesh…”, tha Rama në emisionin “Open”.