Porosi online për kokainë, por i fundos telefoni, pranga dy të rinjve shqiptarë

it.jpg

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi u kapën duke shpërndarë kokainë në doza të vogla. Shqiptarët e arrestuar në L’Aquila janë një 29-vjeçar dhe një 30-vjeçar. Dy të rinjtë kishin rënë prej disa muajsh në ‘rrjetën’ e përgjimeve, pasi merrnin porositë me telefon.

Agjentët i mbajtën në monitorim dhe një moment që po dorëzonin porosinë, dozat që shkonin deri në 100 euro grami, ndërhynë. Të rinjtë shqiptarë bënë rezistencë duke kundërshtuar, por tashmë do të përballen përveç akuzës për drogën edhe për kundërshtim të policëve.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303