fbpx

Porositi 2 milionë dollarë lëpirëse për fëmijët, shkarkohet ministrja e arsimit

Ministrja e  sistemit arsimor, në Madagaskar, është shkarkuar nga detyra për arsyen më të çuditshme!

Rijasoa Andriamanana,  kishte planifikuar të porosiste lëpirëse me vlerë 2 milionë dollarë për nxënësit e shkollave.

Ajo  deklaronte se çdo fëmije do t’i jepeshin tre lëpirëse për të hequr shijen e hidhur të një ilaçi bimor që shumë vende afrikane po e përdorin si mjekim kundër koronavirusit.

Plani i saj u anulua pas kundërshtimit nga presidenti Andry Rajoelina, i cili po e promovon lëngun tonik Covid-Organics për të kuruar koronavirusin.

Shumë vende afrikane vijojnë importimin e këtij lëngu bimor duke besuar në vetitë e tij kundra virusit, megjithëse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se nuk ka prova se ai ka efekte kundër Covid-19.