Porsche më i vjetër në botë tani në ankand për shitje/Foto

Blerja më e shtrenjtë në historinë e Porsche me siguri që do të ishte ky.

Porsche më i vjetër në botë tashmë është në ankand, e njohur ndryshe si “antike”, Porsche Tipi 64 # 3.

Porsche është planifikuar të jetë në ankand në RM Sotheby’s në gusht gjatë Javës së Automjeteve në Monterey të Kalifornisë.

Mendohet se çmimi sipas ekspertëve do e tejkalojë mbi 20 milionë dollarë.

Aktualisht është në pronësi të koleksionistit  të veturave Porsche dhe autorit Dr. Thomas Gruber nga Vjena, Austri.

Karakteristikat e automjetit pasqyrojnë popullaritetin e Volkswagen të së njëjtës epokë.

Tipi 64 duhej të ndihmonte krijuesin e saj të fitonte një garë prej 1.500 kilometrash midis Berlinit dhe Romës në 1939.Megjithatë, pushtimi i Polonisë nga Gjermania Naziste në shtator të atij viti e pengoi garën që të ndodhte.

Racer Otto Mathé ishte i pari që bleu tipin 64 nga kompania në vitin 1949, sipas Road and Track.

Ai përdori makinën e hershme sportive gjatë garave në fillim të viteve 1950 dhe mbajti atë derisa vdiq në 1995, kur makina iu shit Gruberit./real-news.tv