Kundër çmimit të naftës! Vdes protestuesja franceze

protests-in-france.jpg

Një protestuese ka humbur jetën dhe ka raportime për disa të lënduar, ndërsa demonstruesit e zemëruar për rritjen e çmimeve të karburantit kanë bllokuar trafikun në të gjithë Francën.

Protestuesja që humbi jetën u godit nga një shofere në rajonin e Savojës juglindore.

Shoferja ishte duke  shkuar në spital me vajzën e saj, e ndodhur në panik dhe e bllokuar nga rreth 50 demonstrues, të cilët goditën automjetin e saj, ajo i dha makinës në drejtim të tyre, njoftoi gazeta Le Parisien.

Shoferja është marrë në paraburgim në gjendje shoku.

Protestuesit në Brittany në Francën veri-perëndimore mbajtën një minutë heshtje për viktimën. Protesta “do të ishte një dështim” nëse kushton jetë, tha ministri i brendshëm Christophe Castaner për Le Parisien.

Rreth 120,000  persona po protestojnë në 2,000 vende në të gjithë Francën.

Ata akuzojnë presidentin Emmanuel Macron për braktisjen e “njerëzve të vegjël”.

Macron pranoi këtë javë se ai nuk kishte arritur të pajtojë njerëzit francezë me udhëheqësit e tyre. Megjithatë, ai akuzoi kundërshtarët e tij politikë për përdorimin e lëvizjes për të bllokuar programin e tij të reformës.

scroll to top