fbpx

Portierët votojnë Buffon si më të mirin në botë

buffon-600x360.jpeg

Gianluigi Buffon është votuar si portieri më i mirë i të gjitha kohrave në kolegët e tij, përfshirë Manuel Neuer, Julio Cesar dhe Peter Schmeichel.

La Gazzetta dello Sport ka kontaktuar 18 portier të ndryshëm që prezantonin 18 vende të ndryshme duke i pyetur ata se kush e meriton epitetin e “GOAT” (Portierin më të mirë te të gjitha kohërave).

Fituesi me votë, edhe pse shumë portier nuk votuan për emërimin e më të mirit duke sugjeruar edhe një emër, Buffon fitoi shtatë vota.

Pas tij ishte Lev Yashin me pesë, pastaj Dino Zoff me dy.

Ai ka marrë vota: Gordon Banks, Iker Casillas, Sepp Maier, Ladislao Mazurkiewicz, Rogerio Ceni, Claudio Taffarel dhe Peter Schmeichel.

“Gigi është i jashtëzakonshëm dhe një shembull për mua, jo vetëm në fushë me reflekset e tij fenomenale, por po ashtu me karakterin e tij”, ka thënë Neuer, i cili votoi me vota të barabarta me Buffon dhe Yashin.

Rusi, Vyacheslav Malafeev për çudi ka votuar për Buffon para “legjendës” ruse, Yashin.

“Gigi është superiore dhe në moshën 42 vjeçare ende vazhdon. Ai është një ikonë e futbollit, i atillë që e shihni vetëm në kinema apo muzikë”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303