fbpx

“Portokalli” do largohet nga “Top Channel”? Regjisori Altin Basha tregon si qëndron e vërteta

Ditën e djeshme u përfol se se emisioni i humorit “Portokalli” do të zhvendoset tek “Abc News” dhe emri i tij do ndryshohet.

Gjithashtu u tha  se spektakli i humorit nga “Portokalli” do të quhej “Mandarina” dhe se kontrata tashmë ishte firmosur.

Të gjitha këto thashetheme i hodhi poshtë  regjisori i emisionit, Altin Basha.

Në një intervistë për “Panorama.al”, ai mohoi zërat e një lëvizje të mundshme nga Top-Channel.

“Problemi i disa njerëzve është që punojnë diku tjetër dhe mendjen e kanë te Portokallia. E vërteta është se kam shkuar në një televizion për të bërë një intervistë për Teatrin. Mesa duket këtë, dikush e ka parë dhe e ka keqkuptuar si negociatë me atë televizion për shkak të thashethemeve që janë përhapur”, është shprehur ai.

Ndërsa pranoi se në fakt ofertat kanë qenë të shumta nga televizionet e tjera.

“Oferta ka gjithmonë. Unë çdo vit kam oferta nga televizionet. Dhe për shkak se jam regjisori i trupës më kërkohet kjo gjë. Aktorëve u kërkohet. Thjesht për shkakun që jemi fiksuar me Top-Channel, s’kemi patur interes për ofertat e tjera. Vetëm tani kanë qenë 4 televizione të interesuara për emisionin tonë. Kjo nuk do të thotë asgjë, është një proces normal. Nuk ka për ne ndonjë çudi, jemi 20 veta, njëherë kontaktohet njëri, njëherë tjetër një aktor tjetër. Madje ne tallemi shpesh herë me këtë gjë. Kjo është e vërteta”, shtoi Basha. 

Altin Basha theksoi se aktualisht, trupa e “Portokallisë” është në punë dhe po përgatitet bashkë me aktorët në skenë.