Post tërmeti/ Lubonja, i ashpër me kryeministrin, ka edhe një ‘paralajmërim’ për Luljeta Bozon

lubonja.jpg

Analisti i njohur, Fatos Lubonja, teksa po fliste për situatën e krijuar në vend pas tërmetit të 26 nëntorit, u shpreh mjaft i ashpër me Kryeministrin Ramën.

Lubonja i ftuar në Neës24 tha se Ramav në vend që të bëjë punën dhe të zgjidhë hallin e njerëzve, del në televizor dhe luan rolin e njeriut të shumë pushtetshëm duke bërë njëherësh rolin e kryeministrit, shefit të emergjencave civile, por edhe kryetarin e bashkisë.

Më tej, Fatos Lubonja komentoi edhe mbledhjen e sotme të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, ndërsa e cilësoi atë si një “shoë” të radhës nga shefi i qeverisë. Duke qëndruar po në këtë temë, Lubonja analizoi prezencën e inxhinieres Luljeta Bozo në tryezë me Ramën, ku artikuloi edhe një “paralajmërim” për të.

“Shqiptarët nuk janë aq budallenj, për të kuptuar se këtu kemi të bëjmë me një “one man shoë”. Tërmeti tregoi se Rama nuk e ka bërë mirë punën. Nëse shqiptarët, siç thoni ju, qenkan aq budallenj dhe nuk e kuptojnë, që ky po tallet, atëherë është fatkeqësi. Njerëzit manipulohen. Aty kishte marrë edhe ekspertë, pashë edhe Luljeta Bozon, sepse për mendimin tim nuk ka pse t’i bëjë ato koperturë se flet gjëra të mençura atje, të qarta, që qëndrojnë dhe nuk ka pse të bëhet përgjegjëse për një dështim të radhës.  Qeveria është pasqyrë e popullit, por mund të bëhet  që edhe populli mund të jetë pasqyrë e qeverisë. Në rastin konkret, ky na ka mësuar si të gënjejmë, të mashtrojmë dhe të manipulojmë ndërkombëtarët”, tha Lubonja.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303