Postet e BE, Macron nuk mbështet kandidatin e Merkel

macron-1.jpg

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi ditën e  sotme se tre kandidatët kryesorë për presidencën e Komisionit Evropian, dështuan të marrin mbështetjen e mjaftueshme nga udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Evropian.

Macron kishte bërë fushatë për të bllokuar kandidatin e kancelares gjermane Angela Merkel, Manfred Weber, një nënkryetar i partisë së saj të qendrës së djathtë.

“Duket qartë këtë mëngjes se nuk kishte një shumicë për Weberin”, tha Macron.

I pyetur nëse ka pasur tension midis Francës dhe Gjermanisë lidhur me procesin e emërimit, Macron tha:

“Nuk kam asgjë kundër një kandidature gjermane, e thashë dhe nuk ishte shaka, nëse kancelarja Angela Merkel do të ishte kandidate, do ta kisha mbështetur, sepse mendoj se ajo ka cilësitë, aftësitë për të qenë një presidente shumë e mirë e Komisionit”, tha Macron.

Komentet e presidentit Macron u bën pas një samiti të udhëheqësve të BE-së, në Bruksel, në të cilin u diskutua se kush do të jetë në krye të pozitave kryesore në Bashkimin Evropian dhe çfarë do të jetë prioritet në pesë vitet e ardhshme./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303