Postimi emocionues/ Ia vranë serbët para syve, Ramush Haradinaj kthehet në vendin ku u nda me Luani

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka vizituar sot vendin ku 22 vite më parë, ka rënë heroikisht vëllai i tij dëshmor, Luan Haradinaj, përcjell Gazeta Blic.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Haradinaj, ka shkruar: “Aty ku jam ndarë nga Luani më 6 maj 1997, në Qafë Mullarë”.

Më 6 maj të vitit 1997, Luan Haradinaj ka humbur jetën në pritën e forcave ushtarake e policore jugosllave, ndërkohë mbeti i plagosur vëllai i tij, kryeministri i sotëm i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili pa tek i qëlluan për vdekje vëllanë përpara syve.