fbpx

Pozitive me covid, reagon vetë Blerina Gjylameti

Pasditen e sotme u dha lajmi se deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, është infektuar me koronavirus.  Lajmin e konfirmoi pak më parë vetë deputetja, e cila shkruan në ‘Facebook’ se është karantinuar bashkë me familjen.

Të dashur miq, ditën e hënë në darkë pas simptomave të para iu drejtova institucioneve mjekësore për tu testuar dhe rezultova pozitive. Si unë, ashtu edhe familja ime jemi të karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë.

Falënderoj stafin mjekësor për gatishmërinë si heronjtë real të kësaj lufte dhe standardet e larta të vendosura pavarësisht sakrificave dhe orareve të tejzgjatura.

Të jemi të kujdesshëm dhe të zbatojmë rregullat si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larjen e duarve. Ju uroj të gjithëve shëndet. Së shpejti sërish bashkë”, shkruan ajo.