PPE do të zgjedhë kandidatin kryesor përpara zgjedhjeve evropiane

epp.jpg

Më shumë se 700 delegatë të Partisë Popullore Evropiane (PPE), partia e kancelares gjermane Angela Merkel, votojnë për të zgjedhur kandidatin e tyre për gjedhjet europiane të vitit të ardhshëm në Helsinki.

Partia e fuqishme e qendrës së djathtë të Evropës u takua sot në Helsinki për të emëruar kandidatin kryesor për zgjedhjet evropiane të vitit të ardhshëm, në të cilin populistët dhe të gjelbrit pritet të fitojnë.

Partia Popullore Evropiane, më e madhja në Parlamentin Evropian, do të zgjedhë mes gjermanit Manfred Weber dhe finlandezit Alexander Stubb, për t’i udhëhequr ata në zgjedhjet evropiane të majit të ardhshëm.

Të dy kandidatët në garë janë Manfred Weber i Gjermanisë dhe ish-kryeministri finlandez Alexander Stubb.

Fituesi i votimit të fshehtë do të zëvendësojë Jean-Claude Juncker si kreun e Komisionit Evropian.

Sipas parashikimeve, gjermani Weber, i cili erdhi në krye të Partisë Popullore në vitin 2014, ka më shumë gjasa të fitojë.

Weber është një njohës i madh i institucioneve të BE.

Ndërsa Stubb, i përshtatshëm për mediat, është bërë kandidat i atyre që mendojnë se PPE duhet të refuzojë Fidesin e Orbanit dhe retorikën e saj anti-BE dhe taktikat autoritare.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303