Prag tragjedie në Korçë, fëmija luan me shkrepëse afër bombolës së gazit dhe ndodh hataja

elbasan-zjarrfikesit-2.jpg

Për pak një tragjedi e vërtetë mund të kishte rezultuar një ngjarje e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës. Një apartament në katin e tretë të një pallati ka marrë flakë.

Nga raportimet e para bëhet me dije se shkak i zjarrit është bërë një shkrepëse e ndezur nga një fëmijë, afër bombolës së gazit. Kjo e fundit ka marrë flakë duke shkaktuar zjarr të madh në shtëpi.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303