Praga ish-lojtarit të Kolumbisë dhe Real Sociedadit, trafikoi 2 ton kokainë në SHBA!

Xhon Viafara nuk është një anonim në futbollin botëror. 34 ndeshje me përfaqësuesen e Kolumbisë, një Kupë Libertadores të fituar me skuadrën e Once Kaldës si dhe aventurë në Europë me fanellën e Real Sociedadit dhe Portsmuthin përpara se t’i jepte fund futbollit të luajtur pesë vite më parë.

Por pas karrierës si futbollist, Vaifara gjeti një “hobi” tjetër! Ai u bë pjesë e kartelit të “Gjirit” dhe u arrestua në mars nga policia e Kalit. Tashmë u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është i kërkuar për trafikimin e dy mijë kilogramëve kokainë.