fbpx

Pranga 20-vjeçarit në Durrës, dyshohet se ka përdhunuar një të mitur

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një adoleshent, i cili akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin N.B., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me dhunë një shtetase të mitur 17 vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.