Pranga shqiptarit në Greqi, u kap duke transportuar drogë

kanabis.jpg

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke paraditen e sotme në Janinë.

Sipas mediave greke, shqiptari po transportonte lëndë narkotike me automjet. Ai u ndalua në periferi të qytetit verior nga një patrullë policore pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Gjatë kontrollit në mjet, u gjetën dhe sekuestruan 13.9 kg kanabis dhe 8.1 kg heroinë.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u arrestua në flagrancë dhe automjeti iu sekuestrua.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303