Prangoset ish-sekretarja e Gjykatës Administrative, e pabesueshme çfarë bënte

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-2-1.jpg

Ish-sekretarja gjyqësore në Gjykatën Administrative të Vlorës u vu në pranga nga policia pasi nga hetimet e kryera dyshohet që nga dhjetori 2018 deri në nëntor të këtij vitit, të ketë ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Sipas një njoftimi të policisë së Vlorës, ish-sekretarja Edlira Shehu 43 vjeç me banim në Tiranë, ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi.

Arrestimi i saj u bë nga Specialistët e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me anë të metodave speciale proaktive të hetimit kanë bërë zbatimin e urdhrit të prokurorit për ndalimin e 43-vjeçares.

Policia thotë se “materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303